Aktuale Më shumë

SHBA: Sanksione ndaj Prokurores së Shtetit të Bosnje Hercegovinës

Prej tvteuta09:20, 27 Shtator 2022

Departamenti amerikan i Thesarit i ka vënë sanksione Prokurores së Shtetit në Bosnje-Hercegovinë, Diana Kajmakoviç.

“Diana Kajmakoviç është duke cenuar vazhdimisht demokracinë dhe sundimin e ligjit në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Brian Nelson, nënsekretar për Kundërterrorizëm dhe Inteligjencë Financiare në Departamentin amerikan të Thesarit.

Sipas tij, këto masa konfirmojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për stabilitet në Bosnje-Hercegovinë, sepse ato janë vendosur ndaj një personi që ka rëndësi kyçe në lejimin e korrupsionit në këtë shtet.

  • 1

    Radio