Rajoni/Bota Më shumë

SHBA regjistron numrin më të madh të vdekurve në 24 orë

Prej tvteuta10:33, 15 Prill 2020

Pas dy ditësh rënie, SHBA-ja regjistruan sërish një rekord të errët prej më shumë se 2.200 të vdekur në 24 orë nga coronavirusi , bilanci më i rëndë i regjistruar nga një vend, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Kjo e çon bilancin amerikan në rreth 26.000 të vdekur në total. Rekordi i mëparshëm i të vdekurve në një ditë prej 2.108 u regjistrua të premten. SHBA-ja janë vendi më i goditur nga COVID-19, para Italisë, Spanjës dhe Francës .

  • 1

    Radio