Aktuale Më shumë

SHBA planifikon trupa shtesë në vendet baltike

Prej tvteuta09:17, 25 Janar 2022

Presidenti amerikan dëshiron të dërgojë ushtarë në vendet aleate, anëtare të NATO, si garancion se nuk do të jenë objektiv i invazionit rus. Siç raporton New York Times, me dërgimin e ushtarëve, SHBA-të planifikojnë dërgimin e aeroplanëve dhe anijeve luftarake, plan i prezantuar gjatë vikendit të kaluar në Kamp David. Në këtë takim janë shqyrtuar një sërë opsionesh ushtarake në rast se Rusia fillon pushtimin në Ukrainë.

Më herët sanksionet figuronin si opsioni kryesor si kundërpërgjigje nga ana e Washingtonit. Megjithatë, strategët në Pentagon i prezantuan presidentit mundësitë tjera. Për fillim SHBA-të do të dërgonin nga 1.000 deri në 5.000 ushtarë në vendet si Lituania, Estonia që kufizohen me Rusinë. E në rast se vjen deri të përkeqësimi i sigurisë, ky numër mund të rritet deri në 50 mijë.

  • 1

    Radio