SHBA përkrah Malin e Zi
Prej tvteuta14:03, 9 Shkurt 2015
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa asnjë mëdyshje përkrahin Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, – ka kumtuar kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq pas takimit që ka pasur me nënkryetarin e SHBA, Xhozef Bajden në Konferencën mbi Sigurinë në Munih.