SHBA ndihmon gjygëjsorin në Mal të Zi
Prej tvteuta16:54, 14 Shkurt 2017
Shtetet e Bashkuara janë të  gatshme të bashkëpunojë me gjyqësorin e Malit të Zi, në mënyrë që të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të punës, cilësisë dhe transparencës në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO, vlerësoi ambasadorja  Margaret Ann Uehara gjatë ceremonisë për shënimin e përfundimit të sallave të  Gjykatës së Lartë në Podgoricë, projekt i zbatuar me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi. Uehara tha se Ambasada është e lumtur që ka mundësi të ndihmojë zhvillimin e gjyqësorit në Mal të Zit.
Kryetarja i Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, tha se në sajë të Shteteve të Bashkuara, tashmë të tri  sallat janë të pajisura me teknologjinë së lartë , që mund të sigurojnë një proces të plotë dhe me cilësi , si dhe të  jetë transparent për të gjithë.