SHBA lëshon paralajmërim për udhëtim në Evropë
Prej tvteuta2 May 2017
Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim të ri udhëtimi për Evropën, duke thënë se shtetasit amerikanë duhet të jenë të vetëdijshëm për kërcënimin e vazhdueshëm nga sulmet terroriste në gjithë kontinentin. Në paralajmërim, Departamenti i Shtetit përmend incidentet e fundit në Francë, Rusi, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se Shteti Islamik dhe Al Kaida “kanë kapacitet për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste në Evropë”. Paralajmërimi i mëparshëm i SHBA-së për Evropën, i lëshuar përpara sezonit të festave të dimrit, ka skaduar në shkurt. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se paralajmërimi i fundit nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim specifik, por me rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve. Ky paralajmërim do të skadojë më 1 shtator.