Rajoni/Bota Më shumë

SHBA KUJTOJNË 14 VJETORIN E 11 SHTATORIT

Prej tvteuta11:53, 11 Shtator 2015

Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla.

Kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton televioni publik, po kujtohet sot 14 vjetori i 11 shtatorit 2001, sulmeve më vrastare terroriste në trollin amerikan, që u kryen nga një grup prej 19 vetash rrëmbyesë islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Në New York lexohen si çdo vit emrat e 2983 viktimave me zë të lartë në vendin e quajtur “kuota zero”, aty ku para rrënimit ngriheshin dikur dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla.

Ndër mesazhet më të shpeshta që janë dëgjuar prej vitesh nga zyrtarë amerikanë kanë qenë se ‘SHBA nuk do të harrojnë kurrë shërbëtorët e së keqes që organizuan sulmet, por njëkohësisht nuk do të harrojnë kurrë edhe ata që u bashkangjitën në dhimbjen dhe pikëllimin e Amerikës.’

Edhe në këtë përvjetor, sulmi i 11 shtatorit vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm në kujtesën e amerikanëve, në formësimin e rolit të Amerikës në botë, në politikën e saj të jashtme dhe në qasjen mbi sigurinë globale./koha net/

  • 1

    Radio