Aktuale Më shumë

SHBA e përkushtuar të mos ndërhyjë në Ukrainë

Prej tvteuta09:02, 1 Mars 2022

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është i përkushtuar që të mos dërgojë trupa amerikane në luftën në Ukrainë. Këtë e ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, raporton CNN. “Presidenti e ka bërë shumë të qartë se nuk e ka për qëllim që të dërgojë trupa amerikane për të luftuar me Rusinë”, tha Psaki.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka thënë po ashtu se administrata Biden e ka bërë të qartë se SHBA-ja nuk do të futet në luftë në Ukrainë. “Ne nuk do të vendosim trupat amerikane në rrezik. Por do të punojmë me ukrainasit për t’i dhënë atyre aftësi për të mbrojtur veten”, tha Thomas-Greenfield.

  • 1

    Radio