Aktuale Më shumë

SHBA do të emërojë këshilltar special për të ndihmuar Ballkanin në luftën kundër krimit

Prej tvteuta18:34, 20 Dhjetor 2021

Qeveria e SHBA-së do të emërojë Këshilltarin e Përhershëm Ligjor (RLA) për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën.

Këshilltari do të operojë nga Zagrebi dhe ndihma do të fokusohet kryesisht në mashtrimet lidhur me prokurimet publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo do të përfshijë asistencë teknike, mentorim dhe këshilla për hetimet, ndjekjet penale dhe vendimet e sjellura. Do të përfshijë gjithashtu analiza dhe këshilla për ligjet ekzistuese ose në pritje. Këshilltari do të koordinojë dhe bashkëpunojë ngushtë me këshilltarët e tjerë të caktuar në vende të ndryshme të Ballkanit dhe gjithashtu do të të punojë ngushtë me stafin e ambasadave amerikane në këto vende”, thuhet në njoftim. Kjo bëhet për të mundësuar që institucionet dhe stafi i tyre të luftojnë në mënyrë më efektive terrorizmin, krimin e organizuar transnacional, korrupsionin, krimin financiar dhe krime të tjera.

  • 1

    Radio