Aktuale Më shumë

SHBA dhe aleatët: Të dëbohet Rusia nga G20

Prej tvteuta11:00, 23 Mars 2022

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë mundësinë për të përjashtuar Rusinë nga G20.

Polonia u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësonte Rusinë në grup dhe se ata morën një “përgjigje pozitive”.

Një shtytje e tillë do t’i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi. Por ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20-s, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite

Nga ana tjetër Rusia po shton presionin drejt perëndimit për përdorimin e armëve bërthamore nëse rrezikohet kombi i tyre.

Zëdhënësi kryesor i Putinit refuzoi të përjashtonte përdorimin e armëve bërthamore në një intervistë me CNN të martën, duke thënë se ato do të përdoren vetëm në rast të një “kërcënimi ekzistencial” për Rusinë.

Pentagoni denoncoi deklaratën si të pamatur, duke thënë se “nuk është mënyra se si duhet të veprojë një fuqi bërthamore e përgjegjshme”.

Ndërkohë Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. Guvernatori tha se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale.

Ndërsa Kombet e Bashkuara do të përballen sot me tri rezoluta lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë. Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale, njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.

  • 1

    Radio