Rajoni/Bota Më shumë

SHBA: 1200 të vdekur në 24 orët e fundit

Prej tvteuta16:27, 6 Prill 2020

Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 1,200 viktima.Shteti më i prekur është Nju Jorku, ku Covid-19 po përhapet me ritme të frikshme. Rastet pozitive në këtë shtet janë rritur në mbi 122,000, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 4,200.Në Washington ende mungon një urdhër bllokimi dhe izolimi, pasi presidenti amerikan Donald Trump po mendon të rihapë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkaq ekspertët kanë parashikuar skenarë tepër të frikshëm pasi në 10 ditët e ardhshme mund të ketë shumë vdekje.Presidenti Trump vazhdon të insistojë në përdorimin e disa ilaçeve antimalarie për të trajtuar koronavirusin, edhe pse nuk ka akoma prova bindëse për efikasitetin e tyre.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive ka deklaruar se banorët e disa prej shteteve po vendosin veten në rrezik duke mos u vetëizoluar. Këshilltarja e presidentit të SHBA Donald Trump, Deborah Birx është shprehur në një konferencë për shtyp se përmirësimi i situatës në Itali dhe Spanjë mund t’i japë shpresë edhe SHBA-së.

  • 1

    Radio