Shaboviq: PSD, ende nuk ka vendosur lidhur me votëbesimin ndaj qeverisë
Prej tvteuta09:54, 6 Janar 2016

Partia Socialdemokratike, ende nuk ka vendosur se si do të votojë në mbledhjen e Parlamentit në të cilën do të debatohet mbi votëbesimin e Qeverisë, ka thënë deputeti i kësaj partie, Xhavid Shaboviq, duke theksuar se është i sigurt që kjo parti do të votoj njëzëri këtë vendim.
Kryeministri Millo Gjukanoviq, ka iniciuar, kurse Qeveria e ka miratuar që në Parlament të vërtetohet çështja e legjitimitetit të saj. Shaboviq, ka thënë se do të votojnë ashtu siç pritet nga ata, duke pasur parasysh se Partia Demokratike e Socialistëve, siç ka thënë ai, po i godet ata ku i gjen.