Sh.Molla: Situata është e jashtëzakonshme, kemi rënie prej 95%
Prej tvteuta16:57, 12 Gusht 2020

Turizmi si veprimtari kryesore në Komunën e Ulqinit ka pësuar goditje të mëdha nga pasojat e Covid 19. Menaxheri i hotelit “Continental “Shaqir Molla shprehet se pasojat janë katastrofale,ku pazari pëson rënje për t për rreth 95%,në krahasim me vitin e kaluar
Hoteli “Continental” për të tërhequr mysafir ka ofertë speciale për mysafirët të cilët do të qëndrojnë më shumë se 5 ditë ,atyre do të ju mundësohet të bëhet testi i covid 19 duke i marrë përsipër shpenzimet e testit.
Aktualisht në këtë objekt janë të punësuar 17 persona,të cilëve Qeveria e Malit të Zi ju siguron rrogat minimale dhe kontributet.
Sipas tij Shërbimet e “Parking Servisit” dhe të Policisë Komunale duhet të ishin më të koordinuara ,dhe çmimet më të ulta, në këtë mënyrë do të tërheqim më shumë mysafir,jo ti largojmë edhe ata pak që kanë ardhë në pushime,shprehet Molla
SA i përket përmirsimit të situatës,tash më Molla nuk ka as më të voglën shpresë,kjo sezon ka dështuar dhe do të duhet kohë për tu rikuperuar