Aktuale Më shumë

Sh.F. “Marshall Tito” organizoi program kulturor për 8 Mars

Prej tvteuta14:02, 9 Mars 2022

Dita Ndërkombëtare e festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Tradicionalisht për çdo 8 mars fëmijët në shumë vende të botës ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera ne shenjë dashurie për nënën. Duke u nisur nga kjo,  Shkolla Fillore “Marshall Tito” në Ulqin organizoi program kulturor për të gjitha mësimdhënëset, nënat , motrat.

Për rreth 60 mninuta nxënësit të përgatitur nga mësimdhënësit dhe asistentët e shkollës dhuaruan momente të bukura nën tingujt e muzikës por edhe të fjalës, si dhe pjesë teatrale. E veçanta e këtij programi ishin edhe pikat të cilat flisnin për historinë e suksesit të grave ndër vite, dhe si arritën të drejtat e tyre.

“Jam shumë krenare të them se jemi pjesa më vilate dhe më besimplotë për të ardhmen e fëmijëve. Shpreh mirënjohje për të gjitha gratë që kanë edukuar gjenerata të tëra fëmijësh me rrespektin dhe vlerat njerzore, u shpreh ndër të tjera në fjalën përshëndetëse drejtoresha e shkollës Medina Zhugjeli Çoba.

 

  • 1

    Radio