Sh.F “Marshali Tito” po realizon për të dytin vit projektin “Talenti im”
Prej tvteuta16:51, 13 Mars 2019
Puna dhe përkushtimi shumëvjeçar për arsimin dhe edukimin e nxënësve i solli shkollës Fillore Marshalli Tito një sukses të madh, fitimin e çmimit “Medalja e madhe e artë” në Panairin e 14 Ndërkombëtar të Arsimit në Novi Sad. Çmimi iu nda drejtorit të këtij institucioni Arben Llunji i cili për Televizionin Teuta u shpreh shumë i kënaqur dhe këtë çmim patjeter që ia dedikon të gjithë kolektivit të shkollës të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer.Për të arsyetuar edhe çmimin puna e tyre do të vazhdoj në realizimin e projekteve , ku që nga mesi i nëntorit të viti të kaluar pë të dytin vit me rradhë SH.F Marshali Tito ka filluar edhe aplikimin e mini projektit “Talenti im” në kuader të aktiviteteve të ekipit për mbështetjen dhe përcjelljen e nxënësve të talentuar dhe me dhunti. Interesimi i nxësëve është i madh shprehet drejtori Llunji.