Aktuale Më shumë

Sh.F “Marshal Tito” kremtoi ditën botërore të mësuesit

Prej tvteuta13:56, 5 Tetor 2022

Shkolla Fillore “Marshal Tito” kremtoi Ditën botërore të mësuesit, 5 tetorin. Në oborrin e shkollës, konkretisht në parkun ekologjik u mbajt një aktivitet kulturor.

Të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e shkollës Medina  Zhugjeli Çoba, e cila ndër të tjera tha se kësaj rradhe ndryshe nga herët e kaluara fjalin e saj ja dedikon të gjithë kolegëve të cilët bëjnë një punë të palodhshme dhe kontribuojnë në zhvillimin e dijes tek të gjithë fëmijët.

Programi vazhdoi me recitime, këngë dhe valle nga nxënësit e kësaj shkolle të përgatiturit nga mësimdhënësit e tyre.

  • 1

    Radio