Sh. F. Marko Nuculloviq: Nga 94 nxënës, vetëm 3 prej tyre me sukses negativ në gjysëmvjetorin e parë
Prej tvteuta15:44, 8 Shkurt 2020
Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj gjysëmvjetorin e parë të vitit akademik 2019 – 2020 e ka përfunduar me sukses të mirë, ku një pjesë e rëndësishme e këtij suksesi janë edhe projektet e shumta të cilat shkolla i realizon. Drejtori i këtij institucioni Dul Asllani, tha se nga 96 nxënës të cilët filluan vitin shkollorë dy nga ta janë shpërngulur nga vendi në drejtim të Kanadasë dhe tashmë shkolla numëron 94 nxënës. Prej tyre vetëm 3 në gjysëmvjetorin e parë rezultuan me sukses negativ. Drejtori Asllani tha se shkolla do të vazhdojë me realizimin e projekteve siç është ai i eko shkollës i cili ka filluar para dy viteve, angazhimi maksimal me mikrobitet dhe projekte të tjera që do të realizohen në të ardhmen.