Sociale Më shumë

SH.F. “Mareshali Tito” kthehen me çmime nga panairi i Novi Sadit

Prej tvteuta10:41, 5 Mars 2020

Nga shkolla fillore “Mareshali Tito” në Ulqin, njoftojnë se puna e tyre shumëvjeçare në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave ka rezultuar me një numër çmimesh në Panairin 15-të ndërkombëtar të arsimit “Putokazi” që u mbajt në qytetin e Novi Sadit. Çmimet që u ndanë për shkollën nga Ulqini janë Kupa e panairit, Medalja e madhe e artë për shkollën amë, Medaljen e madhe të artë për arsimin inkluziv, si dhe medalje të arta për paralelet e kësaj shkolle në Darzë, Pistull dhe Zogaj. Nga stafi i shkollës përgëzojnë të gjithë mësimdhënësit për rezultatet e arritura, thuhet në kumtesën e drejtorit Arben Llunji.

  • 1

    Radio