Sociale Më shumë

Sh.F. Mareshali Tito: Arritën tekstet shkollore për tri klasat e para

Prej tvteuta15:42, 25 Gusht 2021

Tekstet shkollore për nxënësit e tri klasave të para të shkollës fillore “Mareshali Tito”, tashmë kanë arritur në këtë institucion, tha për TV Teuta drejtoresha, Feride Hajdinaga. Shpërndarja e këtyre teksteve për nxënsësit do të bëhet nga mësimdhënësit kujdestarë.

Ajo njoftoi se për klasat e tjera, arritja e teksteve pritet në ditët në vijim.

Nga ky vit tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore në Mal të Zi do të jenë falas, çka është pritur mirë si nga prindërit ashtu edhe nga mësimdhënësit, thotë drejtoresha Hajdinaga.

Sa i përket procesit mësimor, në këtë shkollë janë të përgatitur për filllimin e tij sipas sugjerimeve nga ISHP dhe Ministria e Arsimit, edhe pse organizimi nuk pritet të jetë i lehtë duke pasur parasysh numrin e  nxënësve. Megjithatë, thotë Hajdinaga, ky kolektiv ka anëtarë profesional dhe të ndërgjegjshëm të cilët do të japin maksimimin për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

  • 1

    Radio