SH.F “Boshko Strugar” : Ligjëratë mbi situatat e jashtëzakonshme
Prej tvteuta17:26, 13 Tetor 2017
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Fatkeqësive Natyrore, nxënësit e Shkollës Fillore “Boško Strugar” patën rastin të ndëgjojnë ligjërata se si të mbrohen në rastet e fatkeqësive natyrore. Nëpërmjet përfaqësuesve të Drejtorisë së Situatave të Jashtëzakonshme, Ministria e Brendshme nxënësit i mësoi se si duhet të sillen se në rast të tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve dhe fatkeqësive të tjera.
Përveç pjesës teorike, nxënësit në oborrin e shkollës u njohën me punën e zjarrfikësve dhe përmes ushtrimeve praktike ata patën mundësinë të njihen me punën e punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin.