Kulturë Më shumë

SH.F. “Bedri Elezaga” rezultat i kënaqëshëm edhe në periudhen e dytë

Prej tvteuta16:37, 26 Janar 2018

Në shkollën fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë vijojnë mësimin 434 nxënës të cilët  me rezultat të kënaqëshëm e kanë përfunduar tremujorëshin e dytë. Nxënësit e kësaj shkolle janë të ndarë në shkollën amë dhe në paralele të cilat janë pjesë e këtij institucioni në fshatrat tjera të Anës së Malit.Drejtori i shkollës Arsim Cuca shprehet i kënaqur që nxënësit kanë treguar sukses  edhe më të mire gjatë periudhës së dytë. Në Sh.F Bedri Elezaga mësimin e ndjekin edhe 9 nxënës me nevoja të veçanta ku sipas drejtorit Cuca kushtet për këta nxënës janë deri diku të kënaqëshme.

Numri i nxënësve si në shkollën amë ashtu edhe në paralelet e ndara është gjithnjë në rënie. Mësimi për gjysëmvjetorin e dytë ka filluar edhe me disa plane për përmirësimin e kushteve mësimore.Nxënësit e paraleles së ndarë në shkollën e Sukubinës mësimin akoma janë duke e zhvilluar në shkollën amë, kurse drejtori Arsim Cuca siguron se pengesat janë tejkaluar dhe vazhdimi i punëve për përfundimin e kësaj shkolle do të rifillojnë së shpejti, dhe në shtatorin e ardhshëm do të pres nxënësit e vet.Këtë vitë shkollorë nga Sukubina udhëtojnë rreth 40 nxënës.

  • 1

    Radio