Aktuale Më shumë

Sh.F. “Bedri Elezaga” në Ditën e Shkollës nderoi edhe veteranët e arsimit

Prej tvteuta15:18, 18 Maj 2022

Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” kremtoi Ditën e Shkollës. Ndryshe nga vitet e tjera, 153 vjetori i themelimit u kremtua me dy aktivitete.

Në fjalën e rastit, drejtori i shkollës në fjalë, Mustafë Bardhi, foli për rezultatet e arritura nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Bardhi gjithashtu u ndal edhe tek bashkëpunimi i mirë me prindërit, instituicionet lokale dhe ata shtetërore, organizatat jo qeveritare dhe ndihmën e vazdhueshme të diasporës.

E veçant ishte edhe ndarja e mirënjohjeve për veteranët e arsimit, ata të cilët i kanë dhënë shumë kësaj shkolle, dhe komunës së Ulqinit në përgjithësi. Ndërsa me mirënjohje u falënderuar edhe të gjithë afaristët si nga vedi dhe nga diaspora të cilët kontribuojnë në zhvillimin e kësaj shkolle, në mesin e të cilëve edhe për Televizionin Teuta.

Padyshim që 15 Maji nuk mund të mos shënohej edhe me programin e bukur kulturor të cilët e sollën nxënësit nën përgatitjen e mësimdhënësve të tyre.

Në Ditën e Shkollës u ndanë edhe shpërblimet për nxënësit më të mirë, ku nxënësja më e mirë e shkollës u shpall Ernesa Nika.

  • 1

    Radio