Sh. Camaj: Jemi optimist për rezultat të mirë të Demokratëve
Prej tvteuta13:28, 27 Shkurt 2019
Bartësi i listës së Demokratëve në zgjedhjet lokale të Tuzit, Shtjefën Camaj, tha për TV Teuta se janë të kënaqur që këto zgjedhje mbahen në Tuzin si komunë e pavarur, dhe u shpreh optimist se do të arrijnë rezultat të mirë ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara.
Ai tha se për momentin fushata zgjedhore po kalon në mënyrë të qetë, por pritet që në ditët e fundit të ketë ashpërsime, duke mos përjashtuar as paraqitjen e fenomeneve negative të vërejtur në proceset e mëparshme zgjedhore.