Aktuale Më shumë

“Sezoni është 42% më i suksesshëm se ai i vitit 2021”

Prej tvteuta16:09, 28 Shtator 2022

 

Drejtoresha në Drejtorinë e Politikave Zhvillimore në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Aleksandra Gardasheviq Sllavuljica, theksoi se sezoni i këtij viti, megjithëse nuk i kanë ende të gjitha të dhënat, ishte shumë i suksesshëm, me rreth 42 për qind më shumë turistë se në vitin 2021. Ajo, thotë se Covid-i dhe situata gjeopolitike kanë sjellë udhëzime të reja në zhvillimin e turizmit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë, ndaj Ministria pranoi se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje zhvillimit të turizmit rural, për çgjë Mali i Zi,  ka potencial të madh. Siç theksoi ajo në programin e mëngjesit të RTMZ, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, shteti duhet të kërkojë mënyrat për ta pozicionuar turizmin si të qëndrueshëm dhe fleksibël, sepse sfidat e Covid-it, përmes krizës globale dhe rrethanave gjeopolitike, kanë vërtetuar se duhet punuar.

Turizmi rural është dëshmuar  si i qëndrueshëm dhe Ministria ka dëshirë që, Mali i Zi, të njihet si destinacion që ofron eksperienca, aventura dhe sfida dhe kjo po ndodh në rajonin tonë verior.

Sa i përket sezonit, ajo thekson se ishte i suksesshëm, pavarësisht faktorëve të shumtë jo të volitshëm që ndikuan si në përgatitjen ashtu edhe në realizimin e vetë sezonit.

  • 1

    Radio