Server: Amerika nuk e përkrah bojkotin. Është i dëmshëm për demokracinë
Prej tvteuta7 August 2017
Eksperti për politikat ballkanike dhe profesor në univerzitetin “John Hopkinks” Daniel Server, thotë se Amerika nuk do ta përkrah asnjëherë bojkotin pasi ai është kundërproduktiv dhe nuk i shërben demokracisë. Opozita është e rënësishme për proceset demokratike por vetëm kur vepron brenda institucioneve të sistemit dhe jo jashtë tyre, thotë Server, duke arsyetuar me këtë edhe thirrjen e zv.presidentit Pence që opozita të kthehet në Kuvend. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë me tentativat që të ushtrojë ndikim në rajon, por përveç destabilizimit , ajo nuk ka çfar tu ofrojë vendeve ballkanike, prandaj orientimi i tyre drejt antarsimit në NATO është më se i arsyeshëm.