Kulturë Më shumë

“Servantesi” një eksperiencë e mirë për aktorët

Prej tvteuta11:16, 31 Janar 2018

Filmi i metrazhit të shkurtër “Servantes” i cili u shfaq para publikut ulqinak ditë më parë, zgjoj interesim të madh tek publiku i cili ishte në numër të madh në amfiteatrin e Qendrës për kulturë. Ky film është produkcion i ojq “Ad Hoc” dhe realizim i dashamirësve të artit nga Ulqini. Film nënshkruhet nga Robert Jankoviq i cili është ideator dhe regjisor i filmit, ndërsa pjesë kyçe janë dhe Astrit Lajka – ideator dhe producent, Adriana Hoxha – skenariste dhe Imi Nimanbegu – kompozitor.

Aktorët e filmit ishin ulqinakët të cilët e pranuan ftesën në mënyrë që të kontribojnë në diçka të re në Ulqin. Dy nga aktorët Shefqet Luca dhe Imi Nimanbegu, në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” folën për eksperiencën gjatë xhirimeve, por dhe emocionet pas premierës së filmit. “Ishim të lumtur që ulqinakëve u ka pëlqyer filmi, ka pas kritika pozitive dhe negative, por gjithsesi duartrokitjet ishin ato të cilat na lënë të kuptojmë se Ulqinit i ka munguar një film i këtillë”, rrëfejnë ato për shikuesit e televizionit Teuta.

  • 1

    Radio