Aktuale Më shumë

Sërish shtyhet vendimi për Haradinajn

Prej tvteuta16:09, 2 Mars 2017

Sërish është shtyrë vendimi për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj mga ana e gjykatës franceze.  Lideri i AAK-së bëri të ditur se i është dhënë kohë Serbisë deri më 6 prill për dhënien e dëshmive të reja.

Ai këtë e quajti proces tërësisht politik dhe vendim turpërues. Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës ka thënë se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia. Qeveria i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, ka kërkuar nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e Haradinajt në Kosovë.

  • 1

    Radio