Ekonomi Më shumë

Sërish dështon tenderi për shitjen e kripores

Prej tvteuta10:42, 27 Tetor 2015

Për shumën 149 milion euro për shitjen e të gjithë pronës së Kripores “Bajo Sekuliq”, nuk ka mbërritur asnjë ofertë. Administruesi Ognjen Jovoviq ka thënë  se më vonë do të vendoset për kushtet e shpalljes së tenderit të ardhshëm. “Në bazë të Ligjit për falimentimin nuk kemi mundësi tjetër përveç të shpallim tenderin, ndërsa vendimi për këtë gjë do të sillet në afatet e parashikuara”, tha Jovoviq. Kjo është e disata here që dështon tenderi për shitjen e kripores duke u bërë dicka e zakonshme tashmë. Ndërmarrja publike “Parqet nacionale të Malit të Zi” deri në fund të vitit të ardhshëm pritet ta menaxhojë ajo këtë hapësirë.

  • 1

    Radio