SERBIA TË MUNDËSOJË QË MAROVIQËT TË VUAJNË DËNIMET ME BURG
Prej tvteuta26 April 2019
Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi ka dërguar kërkesë Ministrisë së e Drejtësisë të Republikës së Serbisë për ekstradimin e Svetozar Maroviqit për të kryer dënimin me burg I cili është dënuar në Mal të Zi dhe është I plotëfuqishëm. Ata gjithashtu i kërkojnë Serbisë që Millosh Maroviq , dënimin me 1 vjet heqje lirije ta kryejnë në Serbi, pasi që është shtetas I Serbisë.
Edhe para se të bëhet kërkesa e ekstradimit të lartëpërmendur, me lëshim të urdhërit ndërkombëtar të Interpolit, u krijuan të gjitha parakushtet ligjore për Svetozar Maroviqin që të privohet nga liria në Republikën e Serbisë dhe për ta ekstraduar atë në Mal të Zi, siç është rasti me personat tjerë të cilët I kërkon Mali i Zi nga Republika e Serbisë, e të cilat zbatohen rregullisht dhe menjëherë, kanë kumtuar nga Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi.