Aktuale Më shumë

Serbia investon mbi 1 mld dollarë për ushtrinë!

Prej tvteuta14:58, 12 Gusht 2022

Serbia po vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për të shtuar sasinë e armatimeve ushtarake. Sipas portalit vendas “Beta” janë investuar 1.3 miliardë dollarë Amerikën për armatim, janë nënshkruar 287 kontrata individuale me 31 shtete.

Në kulmin e akuzave verbale mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, mediat në Serbi raportojnë se vendi i tyre është duke investuar në armatime.

“Të dhënat nuk janë të specifikuara kur bëhet fjalë për pjesën e shumës së atyre kontratave të destinuara për Forcat e Armatosura, por janë të rëndësishme për vlerësimin sepse Jugoimport-SDPR është përgjegjëse për të gjitha blerjet e aseteve me rëndësi strategjike për qëllime ushtarake, dhe lista përfshin praktikisht të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake”, shkruan media serbe.

Portali shton se disa nga kontratat janë nënshkruar për nevoja të prodhimit vendor në fabrikën Combat Complex Systems dhe të tjerat që janë 100 për qind në pronësi të Jugoimport-SDPR, por ndërkohë lidhet dhe me tensionet e parashikuara nga inteligjenca serbe në lindje.

“Rritja dramatike e blerjeve të armëve nënkupton kontrata të reja të mëdha. Një partner i rëndësishëm ishte Rusia, nga e cila porositi katër helikopterë luftarakë Mi-35M, tre transportues Mi-17V-5, dy bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore Pancir-S1M, sisteme për veprime kundër-elektronike dhe luftë kundër dronëve, etj. Sigurisht, është një çështje e një mbikëqyrjeje të madhe dhe pakujdesi për të kontraktuar prokurimin e pajisjeve me një vend që po përgatitej për luftë dhe ne supozojmë se puna e inteligjencës së Serbisë dha informacion në kohë dhe të saktë për situatën në lindje”, shkruan media serbe.

  • 1

    Radio