Rajoni/Bota Më shumë

Serbia, grupe paramilitare në veri, Aksionet e policisë së Kosovës si dëshmi e tyre

Prej tvteuta12:24, 8 Shtator 2023

Bashkimi Europian po diskuton për rregulla të reja lidhur me cilësinë e ajrit, pasi 98 % e njerëzve në Evropë thithin ajër më të keq sesa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dowtche Welle raporton se gjatë analizës për vlerësimin e të dhënave për vitin 2022, 98 % e popullsisë jetonin në zona, ku ndotja ishte shqetësuese, pasojat e të cilave janë të rënda në shëndet.

Përjashtimet e vetme ishin Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia. Mjaft të ndotura janë aktualisht pjesë të Evropës Lindore, lugina e lumit Po në Itali dhe rajone të mëdha metropolitane si Athina, Barcelona dhe Parisi.

Analiza e re, me të dhënat më të fundit, tregon se gjendja mbetet e rëndë në Europë, me nivele të larta të ndotjes së ajrit.

Rregullat e reja të Bashkimit Evropian për cilësinë e ajrit në Evropë do të lejojnë një përqendrim mesatar vjetor prej 10 mikrogram pluhuri të imët për metër kub ajër.

Komiteti i Parlamentit Evropian për Mjedisin më parë ka propozuar, që të pranohen rekomandimet e OBSH-së, të cilat janë më rigoroze, me pesë mikrogramë grimca të imta për metër kub ajër.
Studiuesit në fushën e shëndetësisë dhe ambientalistët argumentojnë se udhëzimet e reja të BE duhet të miratojnë kufijtë e OBSH-së, por pranojnë se kjo gjë do të ishte e vështirë.

Numri I vdekjeve nga ndotja e ajrit gjithashtu është e lartë, ndërsa studiuesit arritën në përfundimin se totali i 100.000 vdekjeve nga ndotja e ajrit mund të shmangej çdo vit, nëse qytetet kryesore të Evropës do të mund të reduktonin ndotjen nga grimcat në standartet e OBSH-së.

  • 1

    Radio