Rajoni/Bota Më shumë

Senatorët amerikanë takojnë Kurtin, i kërkojnë marrëveshjen me Serbinë

Prej tvteuta17:28, 23 Maj 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, ku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, që sa vjen e forcohen.
Një vend të veçantë në takim zunë edhe negociatat për marrëveshjen me Serbinë, teksa pas takimit, kryeministri i Kosovës, Kurti u shpreh se duhet zbatim I shpejtë dhe pa kushtëzime i atyre pikave të dakordësuara me negociatorët e Bashkimit Europian.
Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, senatori Chris Murphy vuri në dukje përparimet që ka bërë Kosova, teksa bëri apel që të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë.
“Kemi biseduar për çështjen e Serbisë dhe ky është viti që duhet të përfundojë procesi dhe ne jemi këtu që t’ju bëjmë thirrje që ta implementoni marrëveshjen sa më shpejtë”, u shpreh senatori Murphy.
Në të njëjtën linjë ishte edhe senatori tjetër, Gary Peters, i cili e konsideroi Kosovën si një nga shtetet më pro-amerikane, teksa zbuloi se për çështjen e negociatave me Serbinë, ka pasur biseda edhe me komunitetin shqiptar në Miçigan.

  • 1

    Radio