Senati amerikan: Sot shqyrtohet Protokolli për antarsimin e Malit të Zi
Prej tvteuta27 March 2017
Senati amerikan sipas planifikimit do të fillojë sot procedurën e diskutimit të Protokollit për antarsimin e Malit të Zi në NATO. Kjo procedurë është vendosur në rend të ditës me kërkesë të udhëheqësit të republikanëve Miç Mekonell. Pritet që vendimi përfundimtar të merret më së vonshmi ditën e enjte. Nëse Senati e miraton Protokollin, atëherë miratimin e SHBA-së që Mali i Zi të bëhet pjesë e NATO-s do të vendoset me nënshkrimin e presidentit Donald Trump.