Rajoni/Bota Më shumë

Senati amerikan ratifikoi Protokollin

Prej tvteuta29 March 2017

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ratifikuar mbrëmë me shumicë të madhe votash Protokollin për antarsimin e Malit të Zi në NATO. Për ratifikim kanë votuar 97 senatorë, kurse vetëm dy kanë qenë kundër. Tani për miratimin e plotë të tij duhet vetëm nënshkrimi i presidentit Donald Trump. Deri tani ratifikimin e Protokollit e kanë përfunduar 26 vende të aleancës , kurse 23 prej tyre e kanë kryer komplet procedurën për këtë çështje. Së shprejti pritet që ratifikimin ta kryej edhe Spanja.