Senad Maku falenderues ndaj të gjithë bamirësave
Prej tvteuta1 June 2019
Xhamija e Klleznës për të shtatin vit me rradhë gjatë muajit të Ramazanit organizon aksionin humanitar me moton “Shporta e Ramazanit”. Imami i Xhamisë së Klleznës Senad Maku, u shpreh se janë të kënaqur me përgjigjen e njerëzve ndaj kësaj thirje. “Interesimi këtë vit është edhe më i madh ku gjërë më tani kemi arritur të realizojmë mbi 230 shporta .Të gjithë ato të cilët duan të dhurojnë për shportën e Ramazanit mund të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë deri në natën e Fiter Bajramit. Vlera është e shënuar 10 euro megjithatë nuk është e kufizuar dhe gjithkush mund të dhurojë aq sa ka mundësi“ , u shpreh Maku. Ai është falenderues ndaj të gjithë donatorëve të cilët po e bëjnë të mundur realizimin e këtij aksioni për të shtatin vit me radhë.