Sëmundja e rrallë e qenëve regjistrohet edhe në Ulqin

Prej tvteuta10:24, 11 Nëntor 2019

Një sëmundje e rrallë dhe fatale për qentë, e njohur si lajshmanioza, është identifikuar në disa qytetet të Malit të Zi, përfshirë edhe Ulqinin. Nga Drejtoria për siguri ushqimore dhe punë fitosanitare, kanë njoftuar se bëhet fjalë për sëmundje parazitare e cila godet qentë dhe nëse nuk trajtohet është vdekjeprurëse, kurse probleme mund të paraqesë edhe për njerëzit me imunitet të dobësuar ose fëmijët. Sipas këtij institucionit, deri tani prezenca e kësaj sëmundjeje është identifikuar në Podgoricë, Tivar dhe Ulqin dhe u kanë bërë thirrje të gjithë pronarëve që nëse vërejnë prezencë të sëmundjes tek kafshët e tyre, të paraqiten menjëherë pranë insitucioneve veterinare.

  • 1

    Radio