Sociale Më shumë

Seminar për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve me invaliditet

Prej tvteuta15:16, 10 Tetor 2019

Në Ulqin është duke u mbajtur seminari dyditor me titull “Monitorimi i të drejtave të rinjve dhe fëmijëve me invaliditet”, i cili është pjesë e projektit që organizohet në 6 komuna të Malit të Zi, me përkrahjen e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë. Qëllimi i këtij seminari është që të analizohen sferat në të cilat ka nevojë të punohet për rritjen e nivelit të të drejtave të personave me invaliditet, pasi në gjithë vendin ekzistojnë mungesa në aplikimin e ligjit për mbrojtjen e personave në fjalë, tha për TV Teuta koordinatorja e projektit, Sabra Deceviq. Edhe në Komunën e Ulqinit janë të vetëdijshëm për mungesat që ekzistojnë në këtë drejtim, sidomos në lidhje me ndarjen e buxhetit të veçantë për këtë kategori të popullatës si dhe me lehtësimin e qasjes së tyre në ndërtesat publike, tha sekretarja për veprimtari shoqërore, Pranvera Suljiq. Ajo shtoi se prej vitit të ardhshëm e sheh si obligim angazhimin në eliminimin e këtyre pengesave , jo vetëm në ata të komunës, por edhe në ndërtesat e tjera publike.

  • 1

    Radio