Sella: Zjarri në Shtoj pa pasoja
Prej tvteuta17 December 2016
Zjarri i cili shpërtheu mbrëmë rreth orës 19.00 në Shtoj  ka kaluar pa pasoja dhe dëme, konfirmoi për televizionin Teuta shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Flamur Sella. Siç tha ai, zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe dhe kërcënonte objektet e familjes Rudoviq, por me angazhimin e zjarrfiksave situata u vendos nën kontroll dhe rreth orës 22.00 ai u shua totalisht.