Sociale Më shumë

Sella : Gjendja hidrometeorologjike në Komunën e Ulqinit , jo alarmante

Prej tvteuta16:00, 30 Nëntor 2017

Rrjeti Evropian i Shërbimeve meteorologjike ka paralajmëruar alarm të kuq në mbarë territorin e Malit të Zi për shkak të reshjeve të dendura të shiut,që do të jetë i ndezur deri ditën e diele. Në Komunën e Ulqinit kemi një situatë stabile,pasi nuk ka prurje të ujit në Bunë përveç në derdhje të Bunës në krahun e djathtë është rritur niveli i ujit,pikërisht tek restorantet në Bunë.-deklaroi për televizionin Teuta kryeshefi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit -Flamur Sella.

Sella u shpreh se janë në gatishmëri të plotë,dhe se janë në kontakt permanent me anëtarët e Shtabit Emergjent,përndryshe shton ai për momentin nuk ka nevojë për panikë, sepse Komuna e Ulqinit nuk është përfshirë në masën e paraljmëruar nga të reshurat e shiut. Ndërkaq nga Ndërmarrja për Veprimtari Komunale njohtojnë që kanë formuar ekipin për intervenime në rast të nevojës kështu që sot intervenuan në pjesën e Plazhit të Madh ku pati nje grumbullim te madh te ujit.

  • 1

    Radio