Konfiskohet mbi 1 tonë kokainë. Arrestohen dy persona

Prej tvteuta09:11, 27 Gusht 2021

Në aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Malit të Zi, u konfiskuan rreth një ton e gjysmë drogë kokainë, mësohet jozyrtarisht nga policia.

Burime nga Drejtoria e Policisë thonë se forcat e rendit jané në kërkim të të dyshuarve, ndërsa mediat në Podgoricë raportuan se disa persona ishin ndaluar. Për shkak të këtij aksioni në të cilin u kap sasi  e madhe e drogës, rrugët pranë Drejtorisë së Policisë mbrëmë ishin të bllokuara.

Sipas informacioneve nga disa media të vendit, inspektorët e Sektorit për Luftën Kundër Krimit ndanë me kolegët nga Drejtoria Doganore njohuritë operacionale të marra nga burime ndërkombëtare – se një kontejner me banane në të cilin fshihej ngarkesa e kokainës do të hyjë në Portin e Tivarit. Dërgesa u skanua  në Tivar dhe Podgoricë, dhe doganierët në marrëveshje me policinë, nuk inspektuan  mallin në detaje, megjithëse sistemet e analizës së rrezikut veçuan dërgesën për kontroll të detajuar.

Kontrabandistët hynë në kurth dhe e çuan drogën në një magazinë në fshatin Mojanoviqi në Zetë, , ku edhe u konfiskua. Administrata e Policisë njoftoi sot zyrtarisht se në aksionin “187”, policia, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave dhe Doganave, kapën 1,205 pako kokainë në Mojanoviqi, në Zetë, me peshë totale mbi një ton.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq, i cili përgëzoi policinë për aksionin. “Po bëjmë atë që kemi premtuar. Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit.”, tha ai në një postim në Twitter.

  • 1

    Radio