Ekonomi Më shumë

Sekretariati për ekonomi-Vetëm 25% e objekteve punojnë në mënyrë legale

Prej tvteuta10:36, 27 Dhjetor 2018

Sekretari  për ekonomi dhe zhvillim në Komunën e Ulqinit Agron Ibrahimi, deklaroi për televizionin Teuta se për rezultatet e arritura në fushat me të cilat menxhon ky sekretariat në vitin 2018 është pjesërisht i kënaqur. Në këtë vit janë dhënë 1.750 leje për ushtrimin e veprimtarisë hotelerike,që krahasuar me vitin 2017 ka një rritje prej 250 leje.

Objektet hoteliere posedojnë 7000 shtretër, kurse gjithsejt në komunën e Ulqinit ka të regjistruar 25 mijë shtretër,që është shumë larg nga situata reale në terren,thotë Ibrahimi. Sipas tij, vetëm 25% të objekteve private punojnë në mënyrë legale dhe supozohet se në Komunën e Ulqinit ka mbi 100 mijë shtretër për akomodim.

  • 1

    Radio