Kulturë Më shumë

Seanema Film Festival këtë edicion me karakter garues

Prej tvteuta16:16, 28 Gusht 2017

Festivali i filmit „Seanema“ këtë vit do të mbahet në disa lokacione, në Qytetin e vjetër të Ulqinit, në datat 31 gusht deri më 3 shtator. Tema e edicionit të tretë është „EXILE“ (dëbim), ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të ndryshimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë. Përveç temës së re që prek këtë vit, „Seanema“ ndryshon konceptin dhe bëhet festival me karakter garues ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë metrazh i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak.

Festivali hapet pranë Muzeut arkeologjik në Kala, të enjten datë 31 gusht në ora 8 në mbrëmje. „Seanema“ këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës ne Mal të Zi, Komisioni për ndarjen e fitimeve nga lojërat e fatit, Qendra kinematografike e Malit të Zi, Komuna Ulqin dhe shumë partnerë e donatorë të tjerë. Hyrja në të gjithë ambientet e festivalit do të jetë falas.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio