“Seanca u mbyll për shkak të paraqitjes së informacionit sekret”
Prej tvteuta30 July 2024

Kryetari i Komisionit, Miodrag Llakoviq, në pyetjet e gazetarit është përgjigjur se diskutimi ka qenë interesant, por nuk mund të flasë për detaje, duke qenë se seanca ka qenë e mbyllur për publikun. “Anëtarët e Qeverisë kanë dhënë mendimin e tyre, deputetët kanë dhënë mendimin e tyre, por mund të them se kemi diskutuar të gjitha aspektet e zgjedhjes së ushtrues së detyrës drejtor policie. Deputetët patën mundësinë të pyesnin gjithçka që u interesonte, lidhur me detajet e shënuara me shkallën e fshehtësisë, menjëherë nëse do të kishim akses në ato të dhëna. Mund të them se nuk dimë shumë më tepër sa i përket procedurës se çfarë publiku ka pasur rastin të mësojë”, tha Llakoviq, transmeton Antena M. Llakoviq ka komentuar edhe indinjatën e opozitës për vendimin për një seancë të mbyllur. “Unë e kuptoj gjithmonë që opozita kërkon të përdorë formatin e hapur të seancës, sidomos kur bëhet fjalë për seancën e kontrollit, në mënyrë që t’ua përcjellë qytetarëve disa nga pikëpamjet e saj. Megjithatë, duhet të keni parasysh se ne kemi pasur të bëjmë me raporte dhe materiale të klasifikuara. Për këtë është dashur që kjo seancë të jetë e mbyllur për publikun, që me ato materiale të krijojmë një pasqyrë të përgjithshme të procedurës që është bërë në Qeveri”, tha Llakoviq.