SEANCA SOLEMNE E KREMTIMIT TË DITËS SË ULQINIT – NA PRESIN NJË NUMËR I INVESTIME NË PËRIUDHEN E ARDHSHME
Prej tvteuta20:06, 6 Prill 2019
Në Qendren Kulturore u mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal të Ulqinit në nder të Ditës së Ulqinit. Hapjen e kësaj séance e bëri kryetari i Kuvendit Komunal dr. Ilir Çapuni, i cili në fjalën e tijë foli për situaten e vlshtirë në të cilën gjendet komuna e Ulqinit momentalisht. Nga ana tjeter kryetari I komunes Loro Nrekiq foli per te arriturat e pushtetit. “Kemi shlyer një pjesë të madhe të borxheve dhe kredive, kemi arritur që të shlyejm pagat e puntorëve. Me kënaqësi dua të ju njoftoj se punimet në rrugën rajonale Ulqin –Krythë janë në fazën përfundimtare dhe se deri me fillimin e sezonit turistik kjo rrugë do të jetë e përfunduar” tha kryetari i Lomunës së Ulqinit Loro Nrekiq. Në seanë ishin prezent : nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, kryetarët e kuvendeve dhe komunave të qyteteve mike dhe qyteteve të rajonit, përfaqësuesit e insititucioneve të tjera, si dhe ambasadorët e vendeve mike të akredituar në Mal të Zi.