Aktuale Më shumë

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi mund të mbahet më 24 tetor

Prej tvteuta13:13, 16 Tetor 2023

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi, ku do të zgjidhet kryesia e re dhe do të konstituohet shumica e re parlamentare, mund të mbahet më 24 tetor, konfirmohet për Portalin RTMZ. Krerët e partive të qeverisë së re kanë përmendur të martën, 17 tetorin, si datë të mundshme për atë seancë, por ndërkohë janë tërhjekur nga ajo datë, shkruan portali i RTMZ.

“24 tetori po përmendet si datë e mundshme e seancës”, kanë deklaruar burime nga partitë që do të përbëjnë mazhorancën e re.

Një nga opsionet është zgjedhja e presidentit dhe e shumicës së nënkryetarëve të parlamentit në të njëjtën ditë. Deri në zgjedhjen e presidentit, seancën duhet ta drejtojë Millan Llekiq, deputeti më i vjetër.

Kandidati për kryetar të Kuvendit është Andrija Mandiq, një nga liderët e koalicionit “Për të Ardhmën e Malit të Zi”.

Janë planifikuar edhe vende të nënkryeministrave për tre parti politike të qeverisë së re  dhe një post nënkryetari nga radhët e opozitës parlamentare.

Sipas Marrëveshjes për formimin e qeverisë së re, pozita e kryetarit të Kuvendit i takon Demokracisë së Re Serbe.

Pas konstituimit të shumicës parlamentare dhe zgjedhjes së udhëheqjes së re të Parlamentit, në agjendë mund të jetë edhe zgjedhja e një qeverie të re, kryeministër i së cilës do të ishte pmandatarii aktual Millojko Spajiq.

Ditët e fundit është arritur një përparim serioz në negociatat për formimin e qeverisë së re. Pritet një shumicë prej të paktën 49 deputetësh, dhe parimet politike u ranë dakord në përgjithësi dhe një marrëveshtje për ndarjen e resorseve. Deputeti i Malit të Zi të Bashkuar, Vlladimir Dobriçanin tha mbrëmë se Qeveria e re mund të zgjidhet në fund të këtij muaji ose më së voni në fillim të nëntorit.

Seanca konstituive e Kuvendit është mbajtur më 27 korrik të këtij viti.

 

  • 1

    Radio