Seanca e Kuvendit me 29 qershor
Prej tvteuta09:44, 15 Qershor 2017
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq, paralajmëroi se mbledhja e Parlamentit në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Këshillit administrativ, do të mbahet më 29 të këtij muaji. Në mbledhjen e Kuvendit, në të cilën do të sillet vendimi mbi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit deputetit , Nebojsha Medojeviq, përveç kthimit të Frontit Demokratik në bankat e Kuvendit, mund ta shënojë edhe pjesëmarrja e Ivica Stankoviqit dhe Milivoje Katniqit, edhe pse Brajoviq, nuk dëshiroi të deklarohet lidhur me këtë çështje.
Megjithatë Stankoviq ka lënë të kuptohet se prezenca e tij nuk është e nevojshme. Siç njofton Antena M, para vendimit definitiv, Brajoviq, do të konsultohet me partneret e koalicionit dhe në mënyrë detaje të vlerësojë mundësinë e zhvillimit të kontaktit të dy palëve, deputetëve të Frontit në njërën anë dhe prokurorit special në anë tjetër. Gati është e sigurt se pjesa tjetër e opozitës nuk do të kthehet atë ditë në parlament.