Aktuale Më shumë

Seanca e Kuvendit Komunal, debat rreth emrit të ri të Bibliotekës

Prej tvteuta17:23, 29 Mars 2023

Sot u mbajt seanca e Kuvendit Komunal të Ulqinit, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës, por debat ngjalli vetëm ajo për miratimin e ndryshimit të emërtimeve për disa nga institucionet publike. Mospajtimi ishte rreth ndryshimit të emrit të Bibliotekës së qytetit, e cila deri tani mbante emrin Mirko Srzentiq, ndërsa me propozimin e ri do të ndryshohej në Gjon Buzuku. Kundër kësaj ishte këshilltarja e SD, Demokratëve dhe një nga LQ ABR.

Në fund rendi i ditës u miratua me shumicën e votave ndërsa diskutimi vazhdoi për pikat e tjera të rendit të ditës. Seanca në fun u ndërpre për të vazhduar ditën e nesërme.

 

  • 1

    Radio