Seanca e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri. Abazoviq premton publikimin e njohurive të reja për krimin e organizuar
Prej tvteuta12 October 2022

Ditës e sotme u mbajt seanca e Këshillit të Kuvendit për Mbrojtje dhe Siguri, në të cilën duhej të dëgjoheshin kryeministri Dritan Abazoviq, por edhe disa nga ministrat dhe zyrtarët e lartë të institucioneve më të rëndësishme të Malit të Zi. Seanca u thirr nga kryetari i këshillit, Millan Knezheviq, lidhur me aferat e kohëve të fundit, si për implikimet e mundshme të Rusisë në ngjarjet në vend ashtu edhe për kontrabandën e cigareve. Që në fillim ishte e qartë se seanca nuk do të mund të mbahej sipas planit, pasi një numër e ministrave dhe zyrtarëve nuk ishin prezent, për shkak të obligimeve të tjera. Megjithatë, kryeministri Abazoviq edhe pse me vonesë, erdhi në seancë dhe që në start prezantoi disa të dhëna statistikore për luftën kundër kontrabandës së cigareve. Ai së pari anëtarëve të Këshillit u tregoi edhe një fotografi të presidentit Millo Gjukanoviq në të cilën ndodhej me disa persona që i takojnë klanit kriminal “Shkaljari”, për çka nga partie e presidentit më parë ishte akuzuar pikërisht Abazoviq. Në vazhdim ai kërkoi që në pamundësi për të dëgjuar edhe personat e tjerë, të dëgjohet të paktën ai, pasi ka gjëra me rëndësi për të treguar. Në vazhdim, lidhur me deklaratat e tij se çdo gjë lidhur me kontrabandën e cigareve çon në adresa tashmë të njohura politike, pati edhe ragime nga anëtarët e tjerë, disa prej të cilëve e akuzuan kryministrin në detyrës se po politizon çështjet dhe po i shfrytëzon ata për marketing politik. Vazhdimi i seancës do të thirret përsëri në ditët në vazhdim, kur të jenë prezent edhe zyrtarët e tjerë që munguan ditën e sotme.