Sociale

Sociale Më shumë

Së shpejti Ulqini do të fitoj këndin për të rinj

Prej tvteuta13 December 2016

“Horizonti i Ri” ka nisur realizimin e projektit “Këndi për të rinj” për të cilin kanë siguruar ambientin në hapsirat e Biblotekës së qytetit. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që t’iu sigurojë të rinjve më shumë mundësi për kalimin e dobishëm të kohës së lirë, zhvillimin e kulturës së leximit dhe të dialogut, në një hapësirë më të përshtatshme deklaron drejtori i OJQ “Horizonti i Ri” Nazif Veliqi. Udhëheqësja e Biblotekës së Ulqinit, Ardita Rama për televizionin Teuta shprehet e kënaqur që më në fund është duke e realizuar një ëndërr e të gjithve që dhe qyteti jonë të ketë një vend të përshtatshëm për të rinj i cili i ka munguar. Bibloteka përveç që ka siguruar hapsirat, gjithashtu do të punoj dhe në shumë aktivitete për të rinj. Për të realizuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm, duhen dhe një sasi e konsiderueshme e mjeteve financiare dhe për këtë arsye ata do të organizojnë mbrëmjen e grumbullimit të fondeve me datë 23 dhjetor në ora 18 në Biblotekën e Ulqinit.