Së shpejti mbledhja e Kuvendit Komunal. Në rend të ditës edhe mungesa e inventarit?
Prej tvteuta4 October 2017
Mbledhja e rradhës së Kuvendit Komunal pritet të mbahet brenda 10 ditëve të ardhshme, mëson televizioni Teuta nga burime jozyrtare.Në rend të ditës do të jenë edhe pikat të cilat nuk u arritën të miratohen në mbledhjen e kaluar. Përveç llogarisë përfundimtare të buxhetit në diskutim do të duhet të jetë edhe raporti i komisionit për llogaritjen e inventarit në Komunën e Ulqinit, për vitet 2014,2015 dhe 2016, i cili ka treguar se mungojnë sende me vlerë mbi 30,000 euro. Këto sende të tjetërsuara nga Komuna dhe të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar duket se kanë ndezur edhe gjakrat në mes të antarëve të koalicionit. Mësohet se ekzistojnë presione të ndryshme që raporti i komisionit të mos futet në rend të ditës, pasi do të sillte siklet te këshilltarët e një subjekti të caktuar politik. Brenda Komunës flitet se këto sende kanë përfunduar për anatarë dhe simpatizantë të kësaj partie në kuadër të zgjedhjeve dhe se për këtë është interesuar edhe Prokuroria shtetërore.